Lavrovi: Rusia është e gatshme të mbrohet me të gjitha mjetet
- Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov tha se shpreson që Perëndimi "seriozisht e ka kuptuar" përdorimin e fundit të raketës hipersonike kundër Ukrainës dhe paralajmëroi se Rusia është e gatshme të përdorë "të gjitha mjetet" për t'u mbrojtur.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:01, 6 dhjetor, 2024
Moskë, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov tha se shpreson që Perëndimi "seriozisht e ka kuptuar" përdorimin e fundit të raketës hipersonike kundër Ukrainës dhe paralajmëroi se Rusia është e gatshme të përdorë "të gjitha mjetet" për t'u mbrojtur.
"SHBA-ja dhe aleatët e saj, të cilët furnizojnë armë me rreze të gjata regjimit në Kiev, duhet të kuptojnë se ne jemi gati të përdorim të gjitha mjetet për t'i penguar të kenë sukses në atë që e quajnë humbje strategjike të Rusisë", tha Lavrovi në një intervistë me gazetarin amerikan Taker Karlson të publikuar dje në Moskë.
Lavrovi, gjithashtu, tha se për Rusinë është thelbësore që Ukraina të mos jetë në NATO, sepse ajo aleancë "nuk duhet të jetë në kufijtë e Rusisë".
Foto: EPA