• e premte, 05 dhjetor 2025

Lavrovi: Nuk është planifikuar takim Putin-Zelenski

Lavrovi: Nuk është planifikuar takim Putin-Zelenski

 Moskë, 22 gusht 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov deklaroi se nuk është planifikuar asnjë takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodimir Zelenski.

 "Nuk ka asnjë takim të planifikuar… Putini është gati të takohet me Zelenskin kur të përgatitet agjenda për atë samit. Absolutisht asnjë agjendë nuk është përgatitur", theksoi Lavrovi në një intervistë të publikuar sot në stacionin televiziv amerikan En-Bi-Si (NBC).

 Ai u përqendrua edhe  në rezultatet e samitit Rusi-ShBA në Alaskë, duke theksuar se Rusia kishte treguar fleksibilitet në një numër çështjesh të iniciuara nga Presidenti amerikan Donald Tramp.

 Presidenti Tramp propozoi disa pika pas Enkorixhit, për disa prej të cilave kemi të njëjtin mendim, ndërsa për disa ramë dakord të tregonim pak fleksibilitet", theksoi Lavrovi.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR