• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lavrovi nesër në Teheran

Lavrovi nesër në Teheran

Moskë, 22 tetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov nesër do ta vizitojë Iranin, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA bëri të ditur se ministrat për Punë të Jashtme të Rusisë, Turqisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit u ftuan në Teheran për bisedime.

Temë e takimit, siç theksohet janë marrëdhëniet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit pas tensioneve në konfliktin në Nagorno-Karabah.

Që nga fillimi i ofensivës kundër Ukrainës në vitin 2022, Moska i është drejtuar Teheranit për ndihmë ushtarake dhe ekonomike, ndërsa të dy vendet janë nën sanksione nga Perëndimi.

Vendet perëndimore akuzojnë Iranin se e mbështetë ofensivën e Moskës duke siguruar forcat ruse me dronë.

Foto: EPA


  

 

QËNDRONI TË LIDHUR