Lavrovi: Moska, Teherani dhe Ankaraja kërkojnë ndërprerjen e luftimeve në Siri
- Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi deklaroi se Rusia, Irani dhe Turqia kanë rënë dakord për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Siri.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:10, 7 dhjetor, 2024
Doha, 7 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi deklaroi se Rusia, Irani dhe Turqia kanë rënë dakord për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve në Siri.
Deklaratë e dha pas takimit trepalësh të sotëm me homologun e tij turk dhe iranian në kryeqytetin e Katarit, Doha. Tre ministrat bënë thirrje për dialog midis qeverisë siriane dhe ndërprerjen e veprimave ushtarake.
Diplomati rus shtoi se Moska do të dëshironte një dialog midis qeverisë siriane dhe, siç tha, opozitës legjitime në Siri.
Ai theksoi se grupi rebel islamik Hajat Tahrir al-Sham është terrorist, pavarësisht pretendimeve se ka ndryshuar pikëpamjet e tij.
Duke folur për konfliktin izraelito-palestinez, Lavrovi paralajmëroi se pa krijimin e një shteti palestinez, ekstremizmi do të vazhdojë të rritet në Lindjen e Mesme.
Foto: EPA