• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lavrovi mbërriti në Marok në Forumin Ruso-Arab

Lavrovi mbërriti në Marok në Forumin Ruso-Arab

 Marrakesh, 20 dhjetor 2023 (MIA)  -  Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi sot ka mbërritur në qytetin maroken të Marakeshit të marrë pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ruso-Arab.

 Aeroplani i Lavrovit u ul në aeroportin "Marakesh Menara". Sesioni i mëparshëm i këtij forumi u mbajt në Moskë në prill të vitit 2019, ndërsa takimi u ndërpre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 Ministria ruse e Punëve të Jashtme e quajti forumin "një mekanizëm të rëndësishëm për bashkëpunim" midis Rusisë dhe shteteve arabe.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR