• e premte, 05 dhjetor 2025

Lavrov: Zgjidhja e çështjeve për siguri kolektive në botë pa pjesëmarrjen e Rusisë është e pamundur

Lavrov: Zgjidhja e çështjeve për siguri kolektive në botë pa pjesëmarrjen e Rusisë është e pamundur

Moskë, 20 gusht 2025 (MIA) - Zgjidhja e çështjeve për siguri kolektive në botë pa pjesëmarrjen e Rusisë është e pamundur, Perëndimi e kupton se kjo është "utopi dhe rrugë për askund", tha sot ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov pas bisedave në Moskë me zëvendëskryeministrin jordanez dhe ministër i punëve të jashtme Ajman al-Safadi.

Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov e deklaroi këtë dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Tramp priti presidentin ukrainas dhe liderët evropian për biseda për kufijtë e sigurisë së Ukrainës, që mund të ndihmojë në përfundimin e luftës.

"Nuk mund të pajtohemi me faktin që tani propozohet të zgjidhen çështjet e lidhura me sigurinë kolektive, pa Federatën Ruse. Kjo nuk do të funksionojë", tha Lavrov.

"Ne kemi shpjeguar vazhdimisht se Rusia nuk i ekzagjeron interesat e saj, por ne do t'i mbrojmë fuqishëm dhe me vendosmëri interesat tona legjitime. Dhe jam i sigurt se në Perëndim, dhe mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ata e kuptojnë shumë mirë se një diskutim serioz i çështjeve të sigurisë pa Federatën Ruse është një utopi, një rrugë që nuk çon askund", shtoi Lavrov. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR