• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lavrov: Rusia nuk sheh se pse do ta ruante praninë e deritanishme diplomatike në Perëndim

Lavrov: Rusia nuk sheh se pse do ta ruante praninë e deritanishme diplomatike në Perëndim
Moskë, 18 tetor 2022 (MIA) - Rusia nuk e sheh më kuptimin në ruajtjen e pranisë së njëjtë diplomatike në Perëndim, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi, duke shtuar se Moska tani do të fokusohet në Azi dhe Afrikë. “Nuk ka asnjë kuptim apo dëshirë, natyrisht, për t'u ruajtur të njëjtën prani në vendet perëndimore", tha Lavrovi gjatë një takimi me të rinjtë e diplomuar të cilët së fundmi u angazhuan nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Lavrovi shtoi se vendet e "Botës së Tretë, në Azi dhe Afrikë, përkundrazi, kanë nevojë për vëmendje shtesë". Diplomatët rusë në botën perëndimore punojnë "në kushte që vështirë se mund të përshkruhen si humane, se ne vazhdimisht u krijojmë probleme, gjoja me kërcënime të vazhdueshme", tha Lavrovi. Ministri rus shtoi se më e rëndësishmja është se nuk ka më punë në perëndim sepse “Evropa ka vendosur të mbyllet, të ndalojë çdo bashkëpunim ekonomik” me Moskën. "Vendeve të Botës së Tretë, edhe në Azi dhe në Afrikë, përkundrazi, kanë nevojë për vëmendje shtesë, tha Lavrovi, duke saktësuar se Rusia atje ka shumë projekte, veçanërisht ato tregtare, "të cilat kërkojnë mbështetje diplomatike". Shumë vende perëndimore si SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Austria kanë dëbuar masivisht diplomatë rusë që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë më 24 shkurt. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR