Lavrov: Rusia bisedoi me SHBA-në për heqjen e kërcënimeve ndaj vendit
- – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, i cili për momentin po mban fjalim në Dumën ruse, deklaroi se Rusia ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio për “heqjen e kërcënimeve ndaj Rusisë” të cilat, sipas tij, dalin nga përpjekjet për përfshirjen e Ukrainës në NATO, informon Bi-Bi-Si.
- Post By Fitore Curri
- 11:33, 19 shkurt, 2025

Moskë, 19 shkurt 2025 (MIA) – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, i cili për momentin po mban fjalim në Dumën ruse, deklaroi se Rusia ka biseduar me sekretarin shtetëror amerikan Marko Rubio për “heqjen e kërcënimeve ndaj Rusisë” të cilat, sipas tij, dalin nga përpjekjet për përfshirjen e Ukrainës në NATO, informon Bi-Bi-Si.
“Duhet t’i heqim të gjitha kërcënimet për Rusinë të cilat ishin krijuar me përpjekjet që të përfshihet Ukraina në NATO”, tha Lavrovi.
Ai theksoi se “aksionet e regjimit të Kievit” duhet të “ndërpriten”. “Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë gjithçka që ka lidhje me Rusinë”, shtoi ministri rus.
Lavrovi theksoi se detyrat e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin janë “detyra me rëndësi të madhe”.
Komentet e tij vijnë pas takimit ndërmjet përfaqësuesve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, ku u diskutua për situatën në Ukrainë.
Ai theksoi se “nuk ka alternativë për çrrënjosjen e arsyeve themelore për krizën ukrainase”, duke shtuar se këtë e ka “potencuar” edhe Putini gjatë bisedës së tij telefonike me Trampin më 12 shkurt.
Duke folur për bisedimet në Arabinë Saudite, Lavrovi tha se “i kushtuam vëmendje të veçantë kësaj teme”.
“Para së gjithash kjo është për heqjen e kërcënimeve për sigurinë e Rusisë të cilat u shkaktuan shumë vite me tërheqjen e Ukrainës në NATO”, tha ai. Ukraina për momentin nuk është anëtare e NATO-s, por në vitin 2008 Aleanca u pajtua që vendi të përfshihet në fund.
Derisa Rusia vazhdimisht përsëriste se anëtarësimi i Ukrainës do të ishte kërcënim për sigurinë, NATO thotë se çdo vend ka të drejtë të zgjedhë se cilat grupeve do tu bashkëngjitet.
Lidhur me politikën e jashtme ruse, Lavrovi deklaroi se Rusia vazhdon të ndërtojë “botë multipolare” në të cilën gjithnjë e më shumë vende e hedhin poshtë “diktaturën e jashtme” dhe formojnë aleanca të reja, siç është BRIKS – grupacion i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
“Kemi vendosur partneritet me Iranin dhe bashkëpunim strategjik me Kinën”, tha Lavrovi, duke theksuar se marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit asnjëherë nuk kanë qenë më të fuqishme.
Ai shtoi se Rusia ka lidhje të fuqishme me Bjellorusinë dhe se Kremlini do të vazhdojë t’i thellojë këto marrëdhënie. fc/
Fotografia: EPA