• e mërkurë, 22 janar 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lavrov: Rusia është e gatshme t’i studiojë iniciativat paqësore të Trampit për Ukrainën

Lavrov: Rusia është e gatshme t’i studiojë iniciativat paqësore të Trampit për Ukrainën

Moskë, 14 janar 2025 (MIA)- Rusia është e gatshme të studiojë iniciativat paqësore të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për luftën në Ukrainë, kur ai të marrë detyrën javën e ardhshme, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Lavrovi paralajmëroi se Tramp i cili kishte thënë më parë se do ta ndalë luftën brenda 24 orëve pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ka folur përpara inaugurimit të tij, por shtoi se Rusia e mirëpriti faktin që ekipi i Trampit ka filluar të flasë për "realitetin" në terren" kur bëhet fjalë për Ukrainën.

Shefi i diplomacisë ruse ka thënë se kjo pasqyrohet si në deklaratat e Trampit ashtu edhe në komentet e këshilltarit të tij të ardhshëm për sigurinë kombëtare, Majk Uolc.

Uolc dy ditë më parë, në një intervistë për televizionin Ej-Bi-Si deklaroi se ishte e qartë se lufta duhej të përfundonte disi me mjete diplomatike.

"Thjesht nuk mendoj se është reale të thuhet se ne do të dëbojmë çdo rus nga çdo pëllëmbë e tokës ukrainase, madje edhe nga Krimeja. Presidenti Tramp e pranoi këtë realitet dhe mendoj se ky ishte një hap i madh përpara për të gjithë botën, le ta pranojmë këtë realitet. Tani le të ecim përpara", ka thënë Uolc.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR