• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lavrov: Nuk është e lehtë të negociosh për marrëveshje paqësore për Ukrainën me SHBA-në

Lavrov: Nuk është e lehtë të negociosh për marrëveshje paqësore për Ukrainën me SHBA-në

Moskë, 15 prill 2025 (MIA) - Nuk është e lehtë të arrihet marrëveshje me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

"Nuk është e lehtë të biesh dakord për komponentët kyç për zgjidhjen e konfliktit", theksoi Lavrovi. "Për ato po diskutohet", siguroi ai.

Ai këtë deklaratë e dha si përgjigje të një pyetjeje në një intervistë për një gazetë ruse.

Lavrovi megjithatë e vlerësoi administratën e Trampit, duke thënë se po përpiqej të arrinte tek "shkaqet rrënjësore" të konfliktit, thuhet në intervistë.

"Jemi plotësisht të vetëdijshëm se si duket një marrëveshje me interes të dyanshëm, të cilën nuk e kemi refuzuar kurrë dhe se si duket një marrëveshje që mund të na çojë në një kurth tjetër", theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë në intervistë.

Të dielën Kremlini kumtoi se ishte shumë herët për të pritur rezultate nga normalizimi i marrëdhënieve me Uashingtonin.

Lavrovi tha se pozita e Rusisë u shpreh qartë nga presidenti Vladimir Putin në qershor të vitit të kaluar, kur ai kërkoi nga Ukraina të braktiste zyrtarisht ambiciet e saj për t'u bashkuar në NATO dhe të tërheq trupat e saj nga i gjithë territori i katër rajoneve të Ukrainës të cilat Rusia i kërkon.

"Flasim për të drejtat e njerëzve të cilët jetojnë në këto vende. Përatë këto vende për ne janë të dashura. Dhe nuk mund të heqim dorë prej tyre, duke lejuar që njerëzit të dëbohen nga atje", tha Lavrov.

Rusia momentalisht kontrollon diçka më pak se një të pestën e territorit të Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë, aneksimi i të cilit u publikua në vitin 2014, dhe pjesë të katër rajoneve të tjera që Moska tani pretendon se janë pjesë e Rusisë - një kërkesë që shumica e vendeve nuk e njohin.

Lavrov e vlerësoi "logjikën e shëndoshë" të Trampit dhe deklaroi se mbështetja e mëparshme amerikane për përpjekjen e Ukrainës për t'u anëtarësuar në NATO ishte arsyeja kryesore për luftën në Ukrainë.

Por, elita politike ruse, tha ai, nuk do të lejojë asnjë hap e cila do ta çonte Rusinë të kthehet në varësinë ekonomike, ushtarake, teknologjike apo bujqësore nga Perëndimi. Sipas Lavrovit, globalizimi i ekonomisë botërore është shkatërruar me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, Kinës dhe Iranit nga ana e administratës së ish presidentit amerikan Xho Bajden. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR