• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lavrov: Ndërhyrja ushtarake në Niger nuk do të jetë në interes të askujt

Lavrov: Ndërhyrja ushtarake në Niger nuk do të jetë në interes të askujt

Johanesburg, 24 gusht 2023 (MIA) - Ndëryhyrja ushtarake e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore - EKOVAS në Niger nuk do të jetë në interes të askujt dhe do të jetë shkatërruese për mijëra njerëz, deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në samitin e BRIKS në Afrikën e Jugut.

 "Nuk mendoj se pushtimi do të jetë në interes të dikujt, Forcat për kundërshtim të ndërhyrjes tashmë po formohen në pjesën e dytë të EKOVAS. Me të vërtetë nuk e dua këtë skenar për afrikanët", tha Lavrov, transmeton Tass.

Ai shtoi se zhvillimi i tillë i ngjarjeve do të ishte shkatërrues dhe katastrofal për shumë vende dhe mijëra njerëz.

Blloku rajonal EKOVAS (ECOWAS) paraprakisht publikoi se është i gatshëm ushtarakisht të intervenojë në Niger për rrëzimin e juntës ushtarake e cila në korrik me grusht shtet e rrëzoi presidentit e zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Bazum.

Strategjia e Uashingtonit për Afrikën sipas ministrit rus për Punë të Jashtme është fyese, sepse vendeve të kontinentit u thuhet se cilët partnerë duhet të zgjedhin. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR