• e premte, 05 dhjetor 2025

Lavrov: Marrëveshja e paqes për Ukrainën ende duhet të "rregullohet"

Lavrov: Marrëveshja e paqes për Ukrainën ende duhet të

Uashington, 25 prill 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi se disa pjesë të marrëveshjes së mundshme me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë ende duhet të "rregullohen", edhe pse beson se procesi do të lëvizë në drejtim të duhur.

"Ende janë disa pika specifike - elemente - nga kjo marrëveshje, të cilat duhet të rregullohen dhe ne jemi të zënë pikërisht me këtë proces", deklaroi Lavrov për televizionin amerikan Si-Bi-Es, raporton DPA. 

"Ekzistojnë disa shenja se po lëvizim në drejtim të duhur", tha Lavrov, duke shtuar se Rusia është "e gatshme të arrijë marrëveshje". 

Vërejtjet vijnë pas një sulmi të kombinuar rus me raketa dhe dronë në Kiev, në të cilat kanë humbur jetën të paktën 12 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të autoriteteve ukrainase. Sulmi ka shkaktuar kritika të rralla të drejtpërdrejta nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, i cili i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të ndalonte dhunën.

"Vladimir, NDALO!" ka shkruar Trampi në platformën e tij Truth Social, një ditë pasi kritikoi ashpër presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për refuzimin e tij për të pranuar pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe e akuzoi atë për vazhdimin e luftës.

SHBA-ja vazhdimisht ka kërcënuar se do të tërhiqen nga bisedimet nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje. 

Ukraina më shumë se tre vjet po mbrohet nga invazioni i plotë rus, raporton DPA. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR