Lavrov: Anglosaksonët po përgatiten për vite të konfrontimeve në Azi
- - Rusia sot i akuzoi SHBA-në, Australinë dhe Britaninë e Madhe për orkestrimin e "konfrontimit" shumëvjeçar në Azi.
- Post By Fitore Curri
- 11:53, 14 mars, 2023
Moskë, 14 mars 2023 (MIA) - Rusia sot i akuzoi SHBA-në, Australinë dhe Britaninë e Madhe për orkestrimin e "konfrontimit" shumëvjeçar në Azi.
"Bota anglosaksone po ndërton bllok struktura si AUKUS, e përmirëson infrastrukturën e NATO-s në Azi dhe në atë mënyrë seriozisht njofton për konfrontim shumëvjeçar", deklaroi shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov në Moskë.
Presidenti amertikan Xho Bajden, kryeministri australian Entoni Albanaze dhe ai britanik Rishi Sunak paralajmëruan se Australia do të blejë nëndetëse bërthamore nga SHBA-ja që ta modernizojë flotën e saj për shkak të shqetësimit të rritur për ndikimin e Kinës në rajonin Indian-Paqësor.
Bajdeni u takua me Albaneze dhe Sunak në San Diego, 18 muaj pas lidhjes së marrëveshjes për partneritet bërthamor në AUKUS, për të cilën Kina thotë se e shkel Marrëveshjen për mospërhapje të armëve bërthamore. fc/