• e hënë, 23 dhjetor 2024

Latifi: Konflikti në Perëndim me Rusinë mund të çojë drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

Latifi: Konflikti në Perëndim me Rusinë mund të çojë drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë
Prishtinë, 22 shkurt 2022 (MIA) – Analisti dhe profesori universitar i Kosovës, Blerim Latifi vlerëson se përplasja aktuale midis demokracive perëndimore dhe Federatës ruse rreth Ukrainës mund të rezultojë me bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në komentin në faqen e tij të Fejsbukut, Latifi kujtohet në dy situata nga e kaluara kur ka ardhur drejt "mosmarrëveshjeve gjeostrategjike" midis vendeve perëndimore dhe Rusisë ndërsa nga të cilat, sipas tij, kanë përfituar shqiptarët, gjegjësisht Kosova dhe Shqipëria. "Nga mosmarrëveshja gjeostrategjike mes Perëndimit dhe Rusisë në vitin 1913 rezultuan në Shqipërinë londineze. Mosmarrëveshjet gjeostrategjike mes Perëndimit dhe Rusisë në vitet 2007-2008 rezultuan në një Kosovë të pavarur. Ka mundësi që nga mosmarrëveshjet gjeostrategjike mes Perëndimit dhe Rusisë, të cilat filluan me krizën në Ukrainë, Kosova dhe Shqipëria, të bashkohen në një shtet të përbashkët", tha Latifi.

QËNDRONI TË LIDHUR