• e premte, 05 dhjetor 2025

Larixhani: Irani e anuloi marrëveshjen për bashkëpunim me ANEB

Larixhani: Irani e anuloi marrëveshjen për bashkëpunim me ANEB

Teheran, 20 tetor 2025 (MIA) - Irani i shfuqizoi marrëveshjen për bashkëpunim që në shtator e ka nënshkruar me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), deklaroi sot sekretari i Këshillit suprem për siguri kombëtare të Iranit, Ali Larixhani.

"Marrëveshja u anulua. Gjithsesi, nëse Agjencia ka propozim, do ta shqyrtojmë në Këshillin për siguri kombëtare të Iranit", deklaroi Ali Larixhani gjatë takimit me kolegun e tij irakian në Teheran, sipas mediumeve shtetërore iraniane.

Deklarata vjen rreth tre javë pasi shefi i diplomacisë iraniane, Abas Arakçi, publikoi se nëse forcat perëndimore përsëri vendosin sanksione ndaj Iranit, Teherani do ta anulojë marrëveshjen që i ka lejuar ANEB-së të vazhdojë me inspektimet e objekteve bërthamore të Iranit, njoftojnë mediumet britanike.

Sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit përsëri janë vendosur muajin e kaluar, ndërsa konfirmimi i sotëm nga autoritetet iranine se marrëveshja për bashkëpunim me ANEB anulohet është goditje për Agjencinë për Energji Bërthamore të KB-së, e cila tenton ta rivendos bashkëpunmin me Teheranin pasi Izraeli dhe SHBA-ja i kanë bombarduar objektet e Iranit në qershor. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR