• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lapid: Netanjahu ka qenë i paralajmëruar se Hamasi planifikon ta sulmojë Izraelin

Lapid: Netanjahu ka qenë i paralajmëruar se Hamasi planifikon ta sulmojë Izraelin

Tel Aviv, 29 gusht 2024 (MIA) - Lideri i opozitës Jair Lapid deklaroi sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ishte paralajmëruar se Hamasi po planifikonte sulm ndaj Izraelit.

Ai ka demantuar akuzat e Netanjahut se Qeveria nuk ishte e informuar për qëllimet e Hamasit.

"Vërtet ishte i informuar. Unë isha i informuar... Ishte e qartë se çfarë kërkonin ata (Hamasi)", potencoi Lapid, duke shtuar se materiali i inteligjencës që ai pa ishte parë edhe nga kryeministri dhe ministrat.

Ai deklaroi se në një konferencë sigurie më 21 gusht të vitit 2003 këshilltari ushtarak gjeneralmajori Avi Gil ishte i shqetësuar nga "boshti i së keqes" të Iranit në frontet në Liban, Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Por, për shkak se një informacion i tillë për Netanjahun ishte “monoton", nuk e komentoi.

Partia e djathtë e Netanjahut, Likud iu përgjigj akuzave të Lapidit.

Jair Lapid përsëri po gënjen, thuhet në kumtesën e partisë, pas çka shtoi se Netanjahu nuk ishte paralajmëruar për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit me 7 tetorit të vitit 2023. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR