• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lapid: Netanjahu duhet të largohet nga funksioni

Lapid: Netanjahu duhet të largohet nga funksioni

 Tel Aviv,  16 nëntor 2023 (MIA)  -  Lideri i opozitës izraelite, Jair Lapid, sot i ka bërë thirrje kryeministrit Benjamin Netanjahu të japë dorëheqjen për shkak të, siç vlerësoi, përballjen e keqe të qeverisë me luftën kundër Hamasit palestinez.

 Lapidi tha se dëshiroin krijimin e një "qeverie të rikonstruktuar kombëtare" e cila mund të udhëhiqet nga partia Likud e Netanjahut, por jo edhe nga Netanjahu, i cili duhet të largohet, raportoi Bi-Bi-Si.

 Lapidinë Platformën X ka shkruar se armata izraelite dhe opijioni kanë treguar rezistencë pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, por se në të gjithë këtë "halka më e dobët është qeveria, veçanërisht kryeministri".

 "Dëgjoj rrëfime që tani nuk është koha e duhur (për ndryshim). Pritëm 40 ditë, nuk ka më kohë. Ajo që na duhet menjëherë është një qeveri që nuk do të merret me asgjë përveç sigurisë dhe ekonomisë", tha Lapidi.

 Lapidi nuk iu bashkua qeverisë ushtarake izraelite që u formua menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, për dallim, nga një anëtar i dytë i opozitës, Beni Ganc.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR