• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lampeduza më nuk mund të pranojë emigrantë

Lampeduza më nuk mund të pranojë emigrantë

Romë, 14 shator 2023 (MIA) - Kryetari i Lampeduzës, Filipo Manino sot deklaroi se numri i emigrantëve të cilët po mbërrijnë në ishullin e vogël italian është jashtëzakonsiht i madh pasi vetëm në dy ditët e fundit mijëra njerëz arritën me anije nga Afrika e Veriut. 

Lampeduza gjendet në Detin Mesdhe ndërmjet Tunizisë, Maltës dhe ishullit më të madh italian Sicili dhe është stacioni i parë për shumë emigrantë të cilët po tentojnë të mbërrijnë në Bashkimin Evropian. 

"Gjatë 48 orëve të fundit, rreth 7.000 persona mbërrinë në Lampeduza, e cila gjithmonë i priti me duar të hapura. Megjithatë, tani arritëm deri në pikën prej të cilës nuk ka kthim dhe ishulli është në krizë", deklaroi Manino për radion italiane RTL 102.5.

Ai theksoi se Evropa dhe shteti italian duhet të intervenojnë menjëherë me operacion të shpejtë për ndihmë dhe transferim të njerëzve. 

Popullata në ishull numëron diç më shumë se 6.000 persona. 

Qendra e pranimit për emigrim në ishull mund të pranojë rreth 400 persona. 

Që nga fillimi i vitit në brigjet italiane kanë mbërritur gati 124.000 emigrantë, dyfish më shumë se sa në periudhën e njëjtë në vitin 2022. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR