• e enjte, 30 janar 2025

Lami dhe Rubio në telefon biseduan për bashkëpunimin e sigurisë

Lami dhe Rubio në telefon biseduan për bashkëpunimin e sigurisë

Londër, 28 janar 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë britanike Dejvid Lami në telefon ka biseduar me homologun e tij të ri amerikan Marko Rubio me ç'rast ka theksuar se Britania e Madhe dhe SHBA "punojnë së bashku për ta përforcuar sigurinë e njerëzve nga të dy vendet.

Lami kumtoi se ai dhe Rubio, anëtari i parë i kabinetit të presidentit amerikan Donald Tramp i cili ishte emëruar javën e kaluar, kanë biseduar për shumë çështje, duke përfshirë edhe rajonin indo-paqësor, Ukrainën dhe Lindjen e Mesme.

"Britania e Madhe dhe SHBA punojnë së bashku për të siguruar siguri më të madhe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Me padurim pres së shpejti të takohemi dhe plotësisht t'i përforcojmë lidhjet britaniko-amerikane", shënoi ministri britanik në X.

Në kumtesën e Forin Ofisit thuhet se të dy diplomatët kanë biseduar edhe për rrënjët e tyre të zakonshme të Karaibeve. Familja e Lamit është nga Guajana, ndërsa e Rubios nga Kuba.

Zëdhënësja e Departamentit të shtetit Tami Brus tha se të dy diplomatët kanë biseduar edhe për "një numër të madh çështjesh urgjente nga agjenda ndërkombëtare". sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR