Lajen për vizitë në Bosnje e Hercegovinë
- Kryetarja e Bashkimit Evropian, Ursula fon der Lajen sot ndodhet për vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
- Post By Fami Bajrami
- 10:40, 14 tetor, 2025
Banja Llukë, 14 tetor 2025 (MIA) – Kryetarja e Bashkimit Evropian, Ursula fon der Lajen sot ndodhet për vizitë zyrtare në Bosnje e Hercegovinë në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.
Është paraparë që Lajen vizitën e saj ta fillojë me një turne në Qendrën memoriale të Srebrenicës dhe më pas në Sarajevë ku do të takohet me anëtarët e presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe kryetarin e Këshillit të ministrave, Borjan Krishto.
Fokusi i vizitës në rajon është Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, si dhe iniciativat për përfshirjen e vendeve të rajonit në tregun e vetëm të Unionit.
Lajeni bëri të ditur më parë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor do të fokusohet në integrimin ekonomik, transformimin digjital, sigurinë energjetike dhe forcimin e sundimit të ligjit, fusha në të cilat institucionet vendase pritet të luajnë një rol më aktiv.
Foto: EPA