Lajen e përshëndeti vendimin për ngrirjen e fondeve shtetërore ruse për një kohë të pacaktuar
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, sot e përshëndeti vendimin e Këshillit për vazhdimin e imobilizimit të fondeve sovrane ruse.
Bruksel, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, sot e përshëndeti vendimin e Këshillit për vazhdimin e imobilizimit të fondeve sovrane ruse.
"Dërgojmë një sinjal të fortë ndaj Rusisë se për sa kohë vazhdon kjo luftë brutale agresive, shpenzimet për Rusinë do të vazhdojnë të rriten. Ky është një mesazh i fuqishëm për Ukrainën: Dëshirojmë të sigurohemi që fqinji jonë i guximshëm të bëhet edhe më e fortë në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave", shkroi ajo në X.
Vendet e Bashkimit Evropian me shumicë të madhe u dakorduan të bllokojnë fondet shtetërore ruse në BE për një kohë të pacaktuar, njoftoi më herët presidenca daneze e BE-së, duke tejkaluar kështu pengesën e parë për t’ua vënë në dispozicion Ukrainës këto fonde si hua për reparacione.
Derisa sot, të gjitha 27 vendet anëtare duhet të pajtoheshin njëzëri çdo gjashtë muaj për të mbajtur fondet e bllokuara sipas sanksioneve të BE-së si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.
Për të ngrirë paratë për një kohë të pacaktuar, vendet e BE-së thirrën një mekanizëm të jashtëzakonshëm ekonomik, i cili lejon kalimin nga votimi unanim në votim me shumicë.
Vendet pretendojnë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës shkakton sfida serioze ekonomike dhe se, për këtë arsye, transferimi i fondeve drejt Rusisë duhet të ndalohet menjëherë për të kufizuar dëmet ndaj ekonomisë së BE-së.
Edhe Hungaria dhe Rusia kërcënuan me masa ligjore para marrjes së vendimit. qa/