• e martë, 26 nëntor 2024

Lajçaku më 10 mars në Prishtinë në bisedime për udhërrëfyesin për zbatimin e planit për Kosovën

Lajçaku më 10 mars në Prishtinë në bisedime për udhërrëfyesin për zbatimin e planit për Kosovën

Prishtinë, 6 mars 2023 (MIA) - I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak të premten më 10 mars do të qëndrojë në Kosovë.

Portali Koha.net nga Prishtina duke cituar burime nga BE-ja, shkruan se Lajçak do të takohet me zyrtarë qeveritar dhe liderë të partive opozitare në Kosovë.

Dy partitë opozitare të Kosovës, PDK dhe LDK, janë shprehur kundër marrëveshjes që u dakordua në takimin mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel më 27 shkurt.

Javën e kaluar, Lajçak paralajmëroi vizitë në Prishtinë dhe Beograd me qëllim të ndërmerren hapa shtesë për harmonizimin e udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. 

QËNDRONI TË LIDHUR