• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajçaku e njoftoi Sholen për dialogun, u pajtuan për nevojën e zbatimit urgjent të marrëveshjes

Lajçaku e njoftoi Sholen për dialogun, u pajtuan për nevojën e zbatimit urgjent të marrëveshjes

Beograd, 5 prill 2023 (MKA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, njoftoi se ka biseduar me këshilltarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit amerikan, Derek Shole, për takimin me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Në shkrimin e tij në Tuiter, Lajçaku tha se mbrëmë me Sholen janë pajtuar se është i nevojshëm zbatimi urgjent i marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçaku në porosinë në Tuiter shkroi se është mirë që të bisedohet për ngjarjet e fundit në Ballkanin Perëndimor me këshilltarin e posaçëm të Departamentit të Shtetit dhe se e ka njoftuar me dialogun dhe takimin e kryenegociatorëve. 

"U pajtuam për nevojën e zbatimit urgjent me vullnet të mirë", shkroi Lajçak.

Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, dje në Bruksel u takuan me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Dialogun, Mirosllav Lajçak, në kuadër të vazhdimit të dialogut. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR