• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Lajçak: Statuti i AKS-së duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët në dialog

Lajçak: Statuti i AKS-së duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët në dialog

Bruksel, 2 maj 2023 (MIA) - I dërguari special i BE-së për dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, sot tha se statusi i Asociacionit të Komunave Serbe (ASK) duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët dhe në pajtim me standardet evropiane.

Në prag të raundit të ri të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ku duhet të prezantohet Draft-statuti i parë i ASK-së, Lajçak për Hina deklaroi se nga të dyja palët do të varet se si mund të duket ai dokument.

"Ekipi menaxhues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se ç'farë ka në të, por ky duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund duhet të kemi statut që është i pranueshëm për të dyja palët, edhe Kosovën edhe Serbinë, në pajtim me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm", tha Lajçak.

  Ai tha se sot për herë të parë do të shihet puna e Ekipit menaxhues  detyra e të cilit, sipas Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013, është të përgatisë statut për formimin e ASK-së. Ekipi menaxhues përbëhet nga katër persona të stacionuar në Kosovë, të cilat  ishin angazhuar formalisht nga Qeveria e Kosovës, por  të nominuar nga komunat me shumicë serbe.

Lajçak përsëriti se BE-ja nuk dëshiron të krijojë ASK në bazë të një modeli që nuk është testuar, por në bazë të disa modeleve të përhershme evropiane.

"Kjo është arsyeja pse ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane. Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar kurrë askund në botë, ne duam që palët të gjejnë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë", tha Lajçak.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sonte në orën 18:00 janë takuar në Bruksel, si pjesë e raundit të ri të dialogut nën udhëheqësinë e BE-së, fokusi i së cilës është implementimi i Marrëveshjes në rrugën për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën të dy liderët arritën marrëveshje më 18 mars në Ohër.

Shërbimi Evropian për Çështjet e Jashtme (EEAS) tha se palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, e cila do të jetë pika e parë e rendit të ditës, e më pas do të ketë një prezantim dhe debat për draft-statutin e parë të Komunitetit/Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të Kosovës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR