• e shtunë, 06 korrik 2024

Lajçak: Situata në veri të Kosovës është ende e brishtë

Lajçak: Situata në veri të Kosovës është ende e brishtë

Bruksel, 3 korrik 2023 (MIA) - Situata në veri të Kosovës ende është e brishtë, edhe krahas hapave të ndërmarrë për uljen e tensioneve, tha i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, lajmëroi Mina.

Lajçak në Fejsbuk shënoi se dy ditët e fundit i ka kaluar në Bruksel, ku ai dhe ekipi i tij kanë bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për t'i koordinuar  hapat e ardhshëm për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Ai shtoi se ka biseduar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe me shefin e Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Kupman, për situatën në veri të Kosovës dhe për ngjarjet e fundit në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR