• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajçak: Prishtina dhe Beogradi deri në fund të vitit të fillojnë ta zbatojnë marrëveshjen për normalizim

Lajçak: Prishtina dhe Beogradi deri në fund të vitit të fillojnë ta zbatojnë marrëveshjen për normalizim

Bruksel, 15 shtator 2023 (MIA) - Procesi i zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të fillojë këtë vit, përndryshe mund të humbasin disa vite përpjekje, deklaroi përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak.

Ai në një intervistë për TASR, bisedimet e djeshme mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq i vlerësoi si të vështira.

"Kurti këmbëngul për një dokument që de-facto fillon se ai do ta shtyjë këtë agjendë në plan të dytë". ka deklaruar Lajçak.

Ai theksoi se në këtë moment nuk është e nevojshme që të fokusohemi në bisedime të mëtutjeshme me Prishtinën dhe Beogradin, por që të fillojë një seri e konsultimeve me vendet anëtare të BE-së, Britanisë dhe SHBA-së, për çka do ta shfrytëzojë edhe sesionin e shtatorit të KB-së me qëllim që të arrihet përgjigje e vetme dhe e koordinuar e bashkësisë ndërkombëtare në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit. 

Lajçaku theksoi se është me rëndësi thelbësore që këtë vit të fillojë zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa nëse procesi fillon, do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. 

"Nëse këto vendime thelbësore nuk merren deri në fund të vitit, kam frikë se kalendari politik në Evropë dhe SHBA do të jetë i tillë që ta shtyjnë këtë agjendë në plan të dytë. Jam i bindur se Marrëveshja e Ohrit është dokumenti më i mirë. Të dyja palët e kanë pranuar dhe do të ishte turp nëse dështon”, tha Lajçak.

Ai vlerësoi se procesi i normalizimit të marrëdhënieve arriti një "pikë kthese" pasi të dyja palët në shkurt dhe mars në Ohër ranë dakord për dokumentet thelbësore që çojnë në normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

"Megjithatë, zbatimi i vërtetë i marrëveshjes nuk ka filluar në gjashtë muaj. Të dyja palët kanë një shkallë të madhe mosbesimi ndaj njëra-tjetrës. Ata thonë më jep atë që meritoj dhe pastaj do të bëj atë që është e nevojshme", e përshkroi situatën Lajçak.

Kjo është arsyeja, shtoi Lajçak, pse BE-ja paraqiti një propozim prej shtatë pikash që lejon të dyja palët të vazhdojnë paralelisht. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR