• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajçak nesër në Beograd në takim me Vuçiqin

Lajçak nesër në Beograd në takim me Vuçiqin

Beograd, 13 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimi Evropian për dialog të Prishtinës dhe Beogradit dhe çështje të tjera rajonale për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nesër, e martë, 14 nëntor shkon në Beograd, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në kumtesën e shkurtë nga Shërbimi i presidentit serb për bashkëpunim me mediumet ceket se "Lajçak do të tkaohet me presidentin e Serbisë. Aleksandar Vuçiq", ndërsa në kumtesë nuk është cekur nëse do të ketë konferencë prë shtyp pas tkaimit.

Lajçak javën e kalaur e vizitoi edhe Prishtinën ku u takua me shefin e ekipit negociues, Besnik Bislimi dhe prëfaqësuesit e opozitës në Kosovë, të cilët konfirmuan se kanë biseduar me Lajçakun për projekt-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS), propoziar nga BE-ja dhe SHBA-ja, ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi se vizita është pjesë e përpjekjeve të BE-së për fillim të procesit të dialogut.

Takimi i ardhshëm i shefave të ekipeve negociuese të Serbisë dhe Kosovës në nivel teknik, nikoqir i të cilit do të jetë i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, do të mbahet në Bruksel, më 16 nëntor, konfirmuan për Zërin e Amerikës në BE.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi se fokusi do të vihet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimit të asaj  për çka janë dakorduar deri më tani të dyja palët. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR