• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajçak: Nëse nuk ka AKS, nuk ka as marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Lajçak: Nëse nuk ka AKS, nuk ka as marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

Beograd, 14 mars 2023 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, në intervistë për RTS-në, foli për parakushtet për zbatimin e planit evropian dhe përmendi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është parakushti kryesor.

Lajçak tha se nëse e shihni propozimin e BE-së, ai flet për normalizim, e jo për ndonjë kapitulim.

Lajçaku ka përsëritur disa herë se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet dhe ka theksuar se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

“Qëllimi është të kërkojmë një situatë të favorshme dhe të hapim derën evropiane”, theksoi Lajçak.

Takimi në Ohër, thekson, ka për qëllim që të merremi vesh për përmbushjen e marrëveshjes, që ka mbështetje të tillë nga BE-ja që, siç theksoi, nuk mbahet mend në të kaluarën. 

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka qëndruar në Kosovë dhe Serbi për të diskutuar për implementimin e këtij plani. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR