• e martë, 24 dhjetor 2024

Lajçak: Në Bruksel më 2 maj do të bisedohet për draft statusin e parë të AKS-së në Kosovë

Lajçak: Në Bruksel më 2 maj do të bisedohet për draft statusin e parë të AKS-së në Kosovë

Bruksel, 24 prill 2023 (MIA) - Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, tha se fokusi i takimit të ardhshëm të liderëve të dy palëve do të jetë prezantimi i draft statusit të parë të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në Kosovë dhe miratimi i Deklaratës për personat e zhdukur.

Lajçak mbrëmë në Fejsbuk shënoi se në rend dite të takimit janë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 2 maj në Bruksel, do të jenë edhe çështjet aktuale që duhet të shqyrtohen nën urgjencë.

Ai tha se në vijim janë "përgatitjet intensive" për takimin e parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, ku të dy liderët më 18 mars arritën marrëveshje për aneksin e implementimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Si takim i parë pas Ohrit, takimi do të jetë i rëndësishëm për zbatimin e Marrëveshjes dhe aneksit të saj. Në rend dite do të jetë miratimi zyrtar i Deklaratës për Personat e Zhdukur, prezantimi i draft statusit të parë të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë nga ekipi menaxhues dhe çështjet aktuale që duhet të shqyrtohen urgjentisht", ka shkruar Lajçak.

Diplomati sllovak shtoi se  BE-ja "prandaj pret që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit".

Lajçak agjendën e tillë për raundin e ardhshëm të dialogut ndërmjet Vuçiqit dhe Kurtit e publikoi menjëherë pas shpalljes së mbrëmshme të rezultateve preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat ishin bojkotuar nga serbët. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR