• e diel, 22 dhjetor 2024

Lajçak javën e ardhshme pret vazhdim dinamik të takimeve për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Lajçak javën e ardhshme pret vazhdim dinamik të takimeve për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Beograd, 9 dhjetor 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak deklaroi se në dy javët e kaluara ka pasur bisedime intensive për dialogun dhe se pret që java e ardhshme të jetë përplot me takime të caktuara dhe misione zyrtare.

"Kryesia e re e BE-së përfundimisht hyri në fuqi, Kosova pati sulm të tmerrshëm terrorist, qëllimi i të cilit ishte infrastruktura kritike - akt të cilin e dënoj fuqishëm, ndërsa bota diplomatike po përgatitet për sprintin e vet të zakonshëm deri në fund të vitit", shkroi sot Lajçak në Fejsbuk, duke e përmendur shprëthimin afër Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali Ibër-Lepenc.

Lajçak theksoi se është me rënësi të shihet se në javën e parë pas marrjes së funksionit, kryetari i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, përfaqësuesja e lartë Kaja Kallas dhe komisarja për zgjerim Marta Kos  u tkauna me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe "dërguan sinjal të qartë se zgjerimi i BE-së është prioriteti i tyre". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR