• e martë, 05 nëntor 2024

Lajçak: Janë bërë hapa në dialogun Prishtinë - Beograd, por nuk ka përparim në zbatimin

Lajçak: Janë bërë hapa në dialogun Prishtinë - Beograd, por nuk ka përparim në zbatimin

Beograd, 9 korrik 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak mbrëmë kumtoi se këtë javë janë ndërmarrë hapa konkrete lidhur me disa probleme praktike, por se nuk ka përparim në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Sapo e fillova vizitën time në Londër pas javës së tensionuar, e cila filloi në Bruksel, ndërsa përfundoi në Madrid. Në Bruksel isha nikoqir i negociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, që t'i vazhdoj takimet në nivel të lartë nga java e kaluar. Pas bisedimeve më shumë se shtatëorëshe intensive, kemi dakorduar hapa konkrete lidhur me disa probleme praktike. Për fat të keq, nuk kemi arritur përparim në konteksin më të gjerë - zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit", kumtoi Lajçak në Fejsbuk.

Ai shtoi se ka udhëtuar nga Brukseli në Madrid për të marrë pjesë në takimin inaugurativ të Grupit të lartë të Forumit ekonomik botëror për Ndërpavarësinë strategjike dhe në takimin vjetor të Këshillit Evropian për punë të jashtme.

"Dy ngjarjet ishin jashtëzakonisht të dobishme për diskutim për trendet e politikës evropiane dhe për këmbim të ideve me ekspertë për politika dhe praktikantë. Gjatë takimeve kam pasur mundësi përsëri të lidhem me shumë kolegë dhe miq të mirë. Në Madrid bisedova edhe për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor me sekretarin shtetëror për punë evropiane të Spanjës", tha Lajçak. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR