• e premte, 22 nëntor 2024

Lajçak: Jam optimist për përparimin e disa çështjeve kyçe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Lajçak: Jam optimist për përparimin e disa çështjeve kyçe në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 29 tetor 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, deklaroi se, pa dallim se në takimin e fundit të dialogut nuk ka përparim në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim deri në vitin 2023, ai është optimist për përparimin në lidhje me disa çështje të tjera kyçe. 

"Javën e kaluar isha nikoçir i edhe një raundi tjetër të dialogu me mbështetjen e BE-së në nivel të negociatorëve kryesorë, me fokus avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit nga viti 2023. Edhe pse nuk kemi bërë përparim në këtë çështje, jam optimist për një përparim në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t'i ndjekim në javët në vijim", ka shkruar Lajçak në Fejsbuk.

Ai shtoi se javën e kaluar kishte mundësi të takohet me drejtorin e Sekretariatit të bashkësisë energjetike dhe të diskutojë për bashkëpunimin energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e tregut integrues të BE-së në kontekstin e, siç theksojnë, ndërlikueshmërinë e marrdhënive midis Kosovës dhe Serbisë.

"Gjithashtu, u përfshiva në një diskutim të frytshëm me ambasadorin japonez në BE, duke e azhurnuar gjendjen e dialogut dhe duke hulumtuar mënyra për të përforcuar lidhjet dhe bashkëpunimin tonë. Unë vlerësoj përfshirjen shumëvjeçare të Japonisë në Ballkanin Perëndimor për të mbështetur përpjekjet për reforma në rajon", tha ai. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR