• e martë, 26 nëntor 2024

Lajçak: Dënoj sulmin e tmerrshëm, të gjithë menjëherë t’i kthehen dialogut

Lajçak: Dënoj sulmin e tmerrshëm, të gjithë menjëherë t’i kthehen dialogut

Prishtinë, 24 shtator 2023 (MIA)- Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas sulmeve të fundit në veri të Kosovës, ku një zyrtar i policisë mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të lënduar, ka thënë se të gjithë duhet t’i kthehen menjëherë dialogut.

Lajçaku ka dënuar sulmin kundër policisë së Kosovës duke thënë se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t'i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar ai në platformën “X”, të njohur si Tuiter deri më tani.

“Sapo mbërritën në vendin e bllokadës, ata hasën në rezistencë, gjatë së cilës nga disa pozicione u qëllua me një arsenal të ndryshëm armësh zjarri, përfshirë granata dore dhe pistoleta, gjatë së cilës dy policë u qëlluan për vdekje”, thuhet në komunikatë.

Njësitet policore, siç pretendojnë ata, kanë reaguar në vetëmbrojtje dhe kanë mundur të zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për ndihmë dhe tërheqje të kolegëve të prekur.

“Policët e lënduar janë nxjerrë nga lokacioni dhe dërguar në Spitalin rajonal në Veri të Mitrovicës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e njërit, ndërsa tjetri është lënduar”, thuhet në kumtesë.

Agjencia Kosovapress raporton se policia ka konfirmuar se një nga sulmuesit është vrarë. Sipas agjencisë, situata mbetet e tensionuar dhe ka shkëmbime të shpeshta zjarri mes sulmuesve dhe policisë së Kosovës. Gjithashtu janë mbyllur edhe dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak.

 

QËNDRONI TË LIDHUR