• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lai: Tajvani nuk do të lëshojë asnjë pëllëmbë nga territorit i tij

Lai: Tajvani nuk do të lëshojë asnjë pëllëmbë nga territorit i tij

 Tajpei, 25 tetor 2024 (MIA) - Tajvani nuk do të lëshojë asnjë centimetër nga territori i tij, deklaroi sot presidenti i Tajvanit, Uilijam Lai. 

 "Ne nuk do të lëshojmë asnjë pëllëmbë territor dhe fuqishëm do ta mbrojmë atdheun tonë", tha shef i shtetit, duke theksuar disa ishuj me të cilat udhëheq Tajpei. Mes tyre ishin e ishujt Kinmen, të cilat i vizitoi disa ditë pasi Kina organizoi operacione ushtarake në ujërat e ngushticës së Tajvanit, stërvitjet që përfshijnë luftime me gjuajtje.

 Lai vizitoi këto ishuj në brigjet e Kinës për të shënuar 75 vjetorin e fitores ushtarake të nacionalistëve ndaj forcave komuniste.

 Kina thotë se mbështet bashkimin paqësor, por nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës nëse është e nevojshme.

 Zgjedhja e Uilliam Lait për president i Tajvanit këtë vit shtrëngoi më tej marrëdhëniet midis Pekinit dhe Tajpeit. 

 Autoritetet kineze i akuzojnë rregullisht se dëshiron të thellojë ndarjen kulturore midis ishullit dhe Kinës kontinentale. Si përgjigje, Pekini rriti aktivitetin e tij ushtarak rreth territorit të Tajvanit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 



QËNDRONI TË LIDHUR