Lagard: Hapat e Trampit janë rrezik serioz për ekonominë botërore
- Kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE), kristin Lagard, sot paralajmëroi se hapat që i ndërmori presidenti amerikan, Donald Tramp përmënjanimin e kreut të Bankës qendrore amerikane (FED), Xherom Pauell dhe guvernatores së FED-it, Liza Kuk, paraqesin "rrezik mjaft serioz për ekonominë amerikane dhe botërore".
- Post By Arta Bunjaku
- 15:35, 1 shtator, 2025
Frankfurt, 1 shtator 2025 (MIA) - Kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE), kristin Lagard, sot paralajmëroi se hapat që i ndërmori presidenti amerikan, Donald Tramp përmënjanimin e kreut të Bankës qendrore amerikane (FED), Xherom Pauell dhe guvernatores së FED-it, Liza Kuk, paraqesin "rrezik mjaft serioz për ekonominë amerikane dhe botërore".
FED-i, institucion që është i autorizuar për rregullim dhe kontroll të institucioneve financiare dhe monetare dhe tregjeve në SHBA, është themeluar në itin 1913. Trampi vazhdimisht e ka sulmuar Pauellin për atë që nuk i ka dëgjuar thirrjet për ulje të normave të itneresit për nxitje të rritjes ekonomike, duke e quajtur me atë rast "zotëri Tejet vonë" dhe duke kërcënuar se do ta largojë nga puna.
"Do të ishte mjaft shqetësuese nëse politika monetare amerikane bëhet e varshme nga diktatet e një personi", vlerësoi ajo.
Guvernatorja Liza Kuk, njëra prej shtatë anëtarëve të Këshillit të guvernatorëve të FED-it, gjithashtu iu ekspozua kritikave të Trampit dhe tentimit të tij për ta mënjanuar. Vendimi i tij për ta larguar Kukin tani ndodhet në gjykatë.
"Në rast se politika monetare amerikane ndalon së qeni e pavarur dhe në vend të kësaj të varet nga diktatet e këtij apo atij personi, besoj se efekti ndaj stabilitetit të ekonomisë amerikane, si rezultat i efekteve që do ta kishte ndaj tërë botës, do të ishte mjaft shqetësuese sepse kjo është ekonomia më e madhe në botë", deklaroi Lagard për Radio Klasik.
Ajo, gjithashtu, përkujtoi për aktvendimin e javës së kaluar të Gjykatës së Apelit në SHBA se shumica e doganave që i imponoi Trampi janë ilegale dhe shtoi se aktvendimi paraqet paqartësi hstesë për parashikimet ekonomike në nivel global. ab/
fotо:ЕPА