• e premte, 05 dhjetor 2025

Laburistët fituan në zgjedhjet parlamentare në Norvegji, i qartë mandati i ri i kryeministrit Store

Laburistët fituan në zgjedhjet parlamentare në Norvegji, i qartë mandati i ri i kryeministrit Store

Oslo, 9 shtator 2025 (MIA) - Partia laburiste e kryeministrit aktual, Jonas Gar Store fitoi në zgjedhjet parlamentare në Norvegji, sipas rezultateve preliminare të publikuara mbrëmë vonë, lajmëroi DPA.

Laburistët fotuan 28,2 për qind të votave, kumtoi komisioni zgjedhor i Norvegjisë. Partia djathtiste populiste shënoi rritjen më të madhe të rejtingut në krahasim me rezultatet nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2021, me rritje prej 12,3, dhe tani është partia e dytë politike në vend me 23,9 për qind të votave preliminare.

Partia konservatore e ish-kryeministres Erna Solberg u gjend në vendin e tretë me 14,6 për qind të votave të fituara, lajmëroi DPA.

Sipas rezultateve preliminare, partitë nga spektri i majtë politik, kryesuar nga laburistët, fotuan gjithsej 87 vende në parlamentin norvegjez me 169 vende, që u jep shumicë të ngushtë. Gjatë fushatës të gjithë ata premtuan se do ta mbështesin qeverinë e kryesuar nga Store, i cili është në pushtet katër vite.

Rreth katër milionë njerëz patën të drejtë të votojnë në zgjedhjet e djeshme. Jehona e votuesve ishte 78,9 për qind, tregojnë të dhënat e komisionit zgjedhor, të publikuara në ueb-faqen e tyre sot herët në mëngjes. Rezultatet përfundimtare priten në ditët në vijim, lajmëroi DPA. ab/

Fotо:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR