• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Labib: Partnerët me perspektivë evropiane janë pjesë e familjes sonë, por duhet të vazhdojnë me reformat

Labib: Partnerët me perspektivë evropiane janë pjesë e familjes sonë, por duhet të vazhdojnë me reformat

Bruksel, 30 prill 2024 (MIA) - Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Evropën, sepse për herë të parë Këshilli i çështjeve të përgjithshme të BE-së (GAK) do të mbledhë jo vetëm vendet-anëtare, por edhe partnerët me perspektivë evropiane, deklaroi ministrja belge e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme, Haxha Labib para fillimit të seancës së sotme joformale të GAK-së.

“Ky është një sinjal i rëndësishëm që po u dërgojmë sot se tashmë janë pjesë e familjes sonë, edhe pse duhet të vazhdojnë të reformohen, ashtu siç duhet të reformohemi edhe ne”, tha Labib.

Sipas saj, ato reforma para së gjithash duhet t'i referohen respektimit të vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore si kushte bazike për afrimin me BE-në.

Labib theksoi se në takimet dypalëshe me përfaqësues të vendeve-kandidate dhe aspirante për anëtarësim në BE dhe në mbledhje do t'u transmetojë se çka duhet të bëjnë në procesin e integrimit në Union.

"Do të kemi diskutim shumë të hapur me ta pa asnjë tabu dhe do të shohim si mun t'i mbështesim dhe ta ndryshojmë situatën aktuale, përndryshe, për fat të keq, në të kundërrtën nuk do kemi progres", shtoi Labib. mb/

Foto: EBS

QËNDRONI TË LIDHUR