Labib: Në mënyrë rigoroze do të zbatohet procesi i zgjerimit të BE-së
- - Belgjika si kryesuese me Këshillin e BE-së do të kujdeset që në mënyrë rigoroze të zbatohet metodologjia e paraparë për zgjerim në bazë të meritave dhe arritjes së progresit, deklaroi sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane të Belgjikës, Axha Labib.
- Post By Fitore Curri
- 18:17, 29 janar, 2024
Bruksel, 29 janar 2024 (MIA) - Belgjika si kryesuese me Këshillin e BE-së do të kujdeset që në mënyrë rigoroze të zbatohet metodologjia e paraparë për zgjerim në bazë të meritave dhe arritjes së progresit, deklaroi sot ministrja e Punëve të Jashtme dhe Punë Evropiane të Belgjikës, Axha Labib.
Në konferencën për media, pas takimit të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së, Labib paralajmëroi se në fund të prillit do të mbahet takim joformal i Këshillit të BE-së, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të "dhjetë vendeve të cilat kanë perspektivë për anëtarësim në Bashkimin Evropian".
Procesi i zgjerimit do të ketë vend të rëndësishëm gjatë kryesimit tonë dhe paralelisht me reformat e brendshme të Unionit do të kujdesemi që në mënyrë rigoroze të zbatohet metodologjia e paraparë për zgjerim në bazë të meritave dhe progresit, theksoi Labib. fc/
Fotografia: EPA