• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Labib: Barazia gjinore është po aq e natyrshme sa ajri që thithim

Labib: Barazia gjinore është po aq e natyrshme sa ajri që thithim

Bruksel, 7 mars 2025 (MIA) - Në Bashkimin Evropian është shtëpia e disa prej shoqërive më të barabarta gjinore në botë, duke u imponuar kështu si një pikë referimi globale për barazinë gjinore, porositi eurokomisarja për barazi, gatishmëri dhe menaxhimin e krizave, Haxha Labib në prezantimin e sotëm të Udhërrëfyesit të Komisionit Evropian për të drejtat e grave dhe Raportit për barazi gjinore të vitit 2025.

"Barazia gjinore nuk është objekt debati. Ajo duhet të jetë e natyrshme, si ajri që thithim. Ajo është në thelb të mënyrës sonë evropiane të jetës", tha Labib gjatë promovimit të dy dokumenteve në prag të Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsit.

Labib theksoi se Udhërrëfyesi për të drejtat e grave është një parim udhëzues për BE-në dhe një vizion për një botë në të cilën gratë dhe vajzat mund të udhëheqin, të lulëzojnë dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë, pa dhunë dhe diskriminim.

Udhërrëfyesi synohet si një mjet për zbatimin e agjendës së BE-së për barazinë gjinore dhe përmban një vizion politik afatgjatë për avancimin e të drejtave të grave, duke u mbështetur në progresin e arritur me Strategjinë e barazisë gjinore 2020-2025.

"Në pesë vitet e fundit, BE-ja ka bërë përparim historik me rregullat për transparencën e pagave, balancën punë-jetë, përgjegjësitë e barabarta të kujdesit, barazinë gjinore në bordet e kompanive dhe luftën kundër dhunës ndaj grave", tha Labib. 

Sipas saj, me këtë Udhërrëfyes, KE konfirmon angazhimin e saj për fuqizimin e grave dhe vajzave dhe për ndërtimin e shoqërive plotësisht të barabarta gjinore në të gjithë Evropën dhe botën. Në lidhje me promovimin e Udhërrëfyesit, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, theksoi se nuk ka asnjë arsye që një grua të paguhet më pak se një burrë, të gëzojë standarde më të ulëta shëndetësore ose të përballet me dhunën, thjesht për shkak të gjinisë.

"Ne e dimë se shoqëritë ku gratë dhe burrat trajtohen në mënyrë të barabartë janë më të mira, më të drejta dhe më të suksesshme. Pra, na lejoni të shfrytëzojmë rezervuarin e madh të talenteve dhe aftësive të të gjithëve - si burrave ashtu edhe grave. Udhërrëfyesi i sotëm tregon përkushtimin tonë të fortë për të vazhduar ndërtimin e një Bashkimi Evropian për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave”, porositi Fon der Lajen. 

Sipas të dhënave në Raportin e barazisë gjinore për vitin 2025, një në tre gra në BE ka përjetuar një formë të dhunës fizike ose seksuale, ose të dyja.

Për më tepër, hendeku i punësimit dhe i pagave midis burrave dhe grave në BE po mbyllet me një ritëm të ngadaltë, me anëtarët e gjinisë më të bukur që janë më të shumtë në punë me pagë më të ulët, të nënpërfaqësuar në pozitat vendimmarrëse. qa/ 

Foto: EPA/KE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR