Labadija trajneri i ri i Xhenovës
- Post By Besir Saiti
- 18:25, 18 janar, 2022

Xhenovë, 18 janar 2022 (MIA) – Ekipi i fundit në Serie A, Xhenova, emëroi sot trajner të ri strategun gjerman me origjinë italiane Bruno Labadija (55).
Ai zëvendëson ukrainasin Andrej Shevçenko, i cili pati qëndrim jashtëzakonisht të pasuksesshëm në stolin e Xhenovës dhe udhëhoqi ekipin me vetëm një fitore në gjithsej 11 ndeshje në të gjitha garat.
Angazhimi i fundit si trajner i Labadijës ishte në stolin e ekipit berlinez Herta.