• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lëvizja Demokratike: “Artan Casino Man” t’i mbyllim kazinotë për të mirën e rinisë tonë

Lëvizja Demokratike: “Artan Casino Man” t’i mbyllim kazinotë për të mirën e rinisë tonë

Shkup, 8 tetor 2023  

BDI është bërë peng i apetiteve kriminogjene të një njeriu. BDI është bërë lodër në duart e Artan Grubit.

Le të konstatojmë. Opozita shqiptare zbuloi aferën për 4 zinxhirët e rinj të lojërave të fatit.  Opozita shqiptare zbuloi rrjetin e njerëzve të Artan Grubit në biznesin e kazinove! Opozita shqiptare sfidoi Artan Grubin të mbyllen tërësisht kazinotë në vendin tonë! Për të mirën e qytetarëve, për të mirën e fëmijëve tanë!

Dhe çfarë bëri pas kësaj situate Artan Grubi i njohur me nofkën "Casino Man"?

I verbuar nga pushteti dhe tenderat, vendosi të na akuzojë neve se e paskeshim  bllokuar ligjin?! Sikur jo ai, por ne jemi paguar nga paratë e pista të kazinove! Pra, sulmi është mbrojtja më e mirë! Por a mendon vërtet se dikush e beson atë? E përsërisim edhe një herë, propozimi ynë është t'i mbyllim përfundimisht këto vende që na e morën në qafë rininë! Që nesër!

Ne propozojmë mbylljen, Artan Casino Man me nënshkrimin e tij, me vendimin e tij po hap internet kazino për ta fut bixhozin në shtëpitë tona, në çdo shtëpi, nëpërmjet internetit. Ky është dallimi!

Mirëpo, do të bëjmë durim edhe pak, po vjen koha kur ai do të përgjigjet për çdo vendim të jashtëligjshëm që e ka bërë. Nuk ka shpëtim nga kjo.

Në fund e pyesim publikisht Artanin dhe BDI-në, për çfarë luftuan ushtarët e UÇK-së në vitin 2001, për të drejtat e shqiptarëve apo që njerëz si Artani të shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare e morale!

Lëvizja Demokratike

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR