Kuzhinieri nga Tetova përfaqëson ushqimet e RMV-së në "Ballkanin e Hapur"
- Post By Fami Bajrami
- 19:19, 2 shtator, 2022

Shkup, 2 shtator 2022 (MIA) - Në samitin e "Ballkanit të Hapur" në Beograd, kuzhinieri nga Tetova, Naser Havzija pronar i restorantit "Boss", përfaqëson ushqimet e Maqedonisë së Veriut në “Ballkanin e Hapur", njofton Klan Maqedoni.
Nga ky aktivitet madje është shpërndarë edhe një fotografi e përbashkët e tij me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe zëvendëskryeministrin për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq të cilët poashtu janë pjesëmarrës në samitin në Beograd.
Ndryshe, Panairi ndërkombëtar i verës po eskpozohet për 4 ditë në kryeqytetin serb.
