• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuzeska: LSDM e mban numrin e ministrave, kemi shumicë më të madhe parlamentare

Kuzeska: LSDM e mban numrin e ministrave, kemi shumicë më të madhe parlamentare

Shkup, 9 shkurt 2023 (MIA) - Bordi Qendror (BQ) i LSDM-së autorizoi liderin e partisë dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski që t'i përmbyllë bisedimet për shumicë më të madhe dhe të propozojë zgjidhje kadrovike për rikonstruimin e Qeverisë.

Siç njoftoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska pas seancës së sotme të BQ-së, LSDM-ja po e mban të njëjtin numër të ministrave si më parë, dhe së shpejti pritet që Kovaçevski të dalë me zgjidhje që do të nënkuptojnë edhe rikonstruimin e Qeverisë.

Kuzeska paralajmëroi se “rreziku është që vendi të pushtohet nga elementë radikalë si E Majta që duan të ndryshojnë rrugën tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri”. Prandaj, vuri në dukje, forcat duhet të bashkohen dhe të mos lejohet më bllokada 11-vjeçare.

Sipas saj, rifreskimi kadrovik do të sjellë energji të re në realizimin e masave dhe politikave të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja në interes të të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes së vendit, si dhe hapet mundësia për bashkëpunim në nivel lokal në komuna dhe këshilla.

Në pyetjen e një gazetari se kur mund të pritet takimi i Kovaçevskit me Taravarin, zëdhënësja tha se së shpejti lideri i LSDM-së dhe kryeministri do të dalin me zgjidhjet që do të nënkuptojnë edhe rikonstruimin e Qeverisë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR