• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kuvendi kroat hodhi poshtë propozimin e opozitës për impiçment të kreut të diplomacisë

Kuvendi kroat hodhi poshtë propozimin e opozitës për impiçment  të kreut të diplomacisë

 Zagreb, 17 tetor 2023 (MIA) - Kuvendi i Kroacisë sot me shumicë votash e hodhi poshtë propozimin e opozitës për revokimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Gordan Gërliq Radman.

Deputetët opozitarë parashtruan propozimin për impiçment pasi ministri nga Komuniteti Demokratik Kroat (HDZ) katër vjet në kartelën pronësore nuk e ka futur dividentin prej 2.1 milionë euro që ka marrë nga kompania familjare Agroproteinka.

Për impiçment kanë votuar 48 prej gjithsej 51 deputetë në Kuvend, ndërsa 77 kanë qenë kundër. 

 Deputetët nga partitë opozitare në fjalimet e tyre theksuan se Gërliq Radman ka gënjyer edhe se Agroproteinka, e cila punon me shtetin, nuk do të marrë koncesion dhjetëvjeçar nëse ai nuk do të ishte pjesë e HDZ-së.

 Deputeti i HDZ-së, Davor Ivo Stier, tha se Agroproteinka ka lidhur marrëveshje me shtetin para se Gërliq-Radman të bëhej ministër, se ka paguar tatim të dividentëve, por nuk i ka futur në kartelën pronësore, të cilën e ka korrigjuar më pas.

Kuvendi për herë të dytë brenda pak më shumë se një viti, rrëzon propozimin e opozitës për shkarkimin e ministrit të Jashtëm dhe të Evropës. Opozita herën e parë si arsye përmendi mospërmbushjen e objektivave të politikës së jashtme. qa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR