• e martë, 24 dhjetor 2024

Kuvendi ka debatuar rreth propozimeve për ligj të ri për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe për vendosjen edhe të dy çmimeve shtetërore

Kuvendi ka debatuar rreth propozimeve për ligj të ri për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe për vendosjen edhe të dy çmimeve shtetërore

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Në kuadër të seancë së 117-të të Kuvndit, deputetët kanë filluar debat rreth Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase në lexim të parë, ndërsa për konkluzionin se është i pranueshëm për fazën e dytë do të votohet në mënyrë plotësuese.

Ministrja Bisera Kostadinovska-Stojçevska elaboroi se propozon miratim të ligjit të ri për gjuhën maqedonase, me të cilin do të zgjerohen sferat në të cilat detyrimisht do të përdoren gjuha standarde maqedonase dhe alfabeti i tij cirilik, do të zgjerohet shtroirja e testeve të lektoruara detyrimisht që publikohen.

Deputetja Gordana Siljanovska-Davkova e përshëndeti propozimin dhe tha se është “e çuditshme se si nga viti 1998 e deri më sot nuk jemi kthyer nga Ligji për përdorimin e gjuhës maqedonase”, dhe kjo, tha ajo, është dashur të bëhet kur është miratuar Ligji për përdorimin e gjuhëve.

Në seancën e 117-të u elaborua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore në lexim të parë. Pas iniciativës së Këshillit për gjuhën maqedonase, gjegjësisht Institutit për trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, propozohet që të vendosen dy çmime të reja shtetërore për gjuhëtarët - njëri me emrin Bllazhe Koneski për studimin e gjuhës maqedonase dhe i dyti me emrin Remzi Nesimi, i cili do të shpërblehet për kontributin në albanologji. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR