Kuvendi i Kosovës nuk konstituuohet as në tentimin e tetë
- Kuvendi i Kosovës sot nuk arriti ta zgjedhë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit edhe pas tentativës së tetë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:51, 29 prill, 2025

Prishtinë, 29 prill 2025 (MIA) - Kuvendi i Kosovës sot nuk arriti ta zgjedhë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit as në tentimin e tetë.
Gjatë votimit, Haxhiu mori mbështetjen e 54 deputetëve, 44 ishin kundër, ndërsa tre të përmbajtur.
Për atë votuan deputetët e Vetëvendosjes, por edhe deputetët e bashkësisë pakicë, përveç Adem Hoxhës i cili votoi kundër.
Deputetja Duda Bale e cila deri më tani votoi kundër, nuk mori pjesë në seancë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, votuan kundër.
Pas seancës, përfaqësuesit e ish opozitës deklaruan se gjithçka dukej si teatër dhe akuzuan partinë fituese se qëllimisht e pengon konstituimin e Kuvendit, sepse nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re të Kosovës.
Nga ana tjetër, Vetëvendosja akuzoi deputetët e ish partisë opozitare se kanë bllokuar propozimin e tyre.
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është caktuar për 1 maj. rq/
Foto: arkivi i MIA-s