Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 40-të
- Edhe sot, në tentimin e 40-të, deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk e zgjodhën kryetarin e Parlamentit.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:30, 1 korrik, 2025
Prishtinë, 1 korrik 2025 (MIA) - Edhe sot, në tentimin e 40-të, deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk e zgjodhën kryetarin e Parlamentit.
Nga 100 deputetë të pranishëm, 51 deputetë votuan për propozimin për formimin e një trupi votues të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit, njofton Beta.
Më herët, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkuan nga kryeparlamentari Avni Dehari të kthehet në respektimin e Kushtetutës së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ai urdhëroi shërbimin të fikë mikrofonët e tyre.
Deputeti Albin Kurti ishte propozuar për anëtarë të komisionit nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA. Deputetët nga këta dy parti dhe Lista serbe nuk marrin pjesë në votim.
Votimi i ardhshëm është caktuar për të enjten, 3 korrik. qa/
Foto: arkivi i MIA-s