• e premte, 05 dhjetor 2025

Kuvendi i Kosovës nuk e zgjodhi Kurtin për kryeministër, gjithnjë e më të mundshme janë zgjedhje të reja

Kuvendi i Kosovës nuk e zgjodhi Kurtin për kryeministër, gjithnjë e më të mundshme janë zgjedhje të reja

Prishtinë, 26 tetor 2025 (MIA) - Kuvendi i Kosovës, me 56 vota "pro" dhe katër abstenime, sot nuk e zgjodhi liderin e lëvizjes "Vetëvendosja", Albin Kurti, për kryeministër.

Kryetari i parlamentit, Dimal Basha, pas votimit deklaroi se procedura tani kërkon nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të vendosë për një kandidat tjetër për kryeministër bazuar në kompetencat kushtetuese, pas konsultimit me partitë.

Osmani ka afat prej dhjetë dite për të emëruar një kryeministër të ri, dhe nëse as ai nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme, atëherë do ta shpërbëjë Kuvendin dhe do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR