• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për dhënie në shfrytëzim të burgjeve të saj për të dënuarit nga Danimarka

Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për dhënie në shfrytëzim të burgjeve të saj për të dënuarit nga Danimarka

Prishtinë, 23 maj 2024 (MIA)  - Kuvendi i Kosovës miratoi propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit ndëshkues – burgut në Gjilan për kryerjen e dënimeve për të burgosurit nga Danimarka, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Marrëveshja nuk u votua në Kuvend në seancën e mbajtur një javë më parë, pas së cilës Qeveria të hënën sërish e dorëzoi deri në Kuvend.

Në seancën e sotme, Marrëveshja është miratuar me 86 vota "për" shtatë "kundër" dhe asnjë i përmbajtur.

Deputetja dhe nënkryetarja e partisë opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hikmete Bajrami para votimit deklaroi se është kundër marrëveshjes, sepse nuk dëshiron që "Kosova të mbetet destinacioni i burgjeve".

Kuvendi i Kosovës sot me mbështetjen e shumicës së deputetëve të opozitës, ka votuar edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, ndër të cilat: Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për motrat medicinale, kirurgët veterinarë, farmacistët dhe akusherët në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, Propozim ligji për ratifikimin e amendamentit të Marrëveshjes për themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Propozim ligjit për Ratifikimin e marrëveshjes për kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin "Ndërtesat e përshtatshme sociale".

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR