• e enjte, 12 shkurt 2026

Kuvendi i Kosovës e zgjodhi qeverinë e re, Qeveria e tretë e Albin Kurtit

Kuvendi i Kosovës e zgjodhi qeverinë e re, Qeveria e tretë e Albin Kurtit

Prishtinë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbrëmshme të jashtëzakonshme e zgjodhi Qeverinë e re të kryesuar nga Albin Kurti. Për zgjedhjen e Qeverisë, krye të së cilës Kurti do të ndodhet për herë të tretë, votuan 66 deputetë, kundër ishin 49, ndërsa të përmbajtur nuk pati.

Kundër zgjedhjes së Qeverisë së Kurtit votuan deputetët e PDK-së, LDK-së. Listës Sërpska dhe AAK-së. Pas votimit për Qeverinë, Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij dhanë betimin në Kuvend.

Pas ekspozesë, në diskutimin që pasoi, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se në mbledhjen e parë të rregullt të përbërjes së re të Kuvendit do të kërkojë miratimiun e rezolutës me të cilën kërkohet gjykim i drejtë, i paanshëm në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe respektim të të drejtave të njeriut për të akuzuarit në Hagë. Ai kërkoi mbështetje të plotë për këtë rezolutë dhe u bëri thirrje të gjithë liderëve partiak dhe institucional të marrin pjesë në marshin protestues më 17 shkurt në shenjë mbështetjeje për ish-liderët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë.

Hamza tha se PDK do të përmbahet gjatë deabtit në mbledhjen konstituive, por se do të japë mbështetje në arritjen e konsensusist rreth çështjeve me rëndësi të madhe, siç janë zgjedhja e presidentit dhe ratifikimi i marrëvehsjeve ndërkombëtare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Lidhja demokratike e Kosovës e pranon rolin e saj në opozitë, por se nuk dorëzohet, se është e gatshme edhe për bashkëpunim institucional në Kuvend rreth temave më të rëndësishme dhe shfaqi shpresë se ai funksion do të kryhet "me pjeksuri, durim dhe ndërgjegje për rolin që e ka Kuvendi në jetën demorkatike të Kosovës".

Besnik Tahiri nga AAK e kritikoi mandatarin Albin Kurti për shkak të kabinetit që ua prezantoi deputetëve, duke thënë se kabineti është "aftësim i pushtetit, qëllimi i të cilit është shtyrje e agjendës partiake". Tahiri shtoi se numri i ministrave në kabinet është tejet i madh për Kosovën dhe e pyeti Kurtin nëse e din se ka formuar kabinet me "madhësi të shtetit të Kinës, jo të Kosovës".

Igor Simiq nga Lista sërpska tha se partia e tij nuk do ta mbështesë formimin e Qeverisë dhe e akuzoi Qeverinë e kaluar për shkelje të të drejtave të popullatës serbe.

Mbledhja për formimin e Qeverisë u mbajt pas mbledhjes konstituive ku u inaugurua përbërja e dhjetë e Kuvendittë Kospvës, e zgjedhur më 28 dhjetor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR